Zgjedhjet e 25 prillit, publikohet ekstrakti i listave zgjedhore

albnews
By
1 Min Read

Ministria e Brendshme ka publikuar këtë të hënë ekstraktin e katërt të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ministria e Brendshme, njoftoi sot se këto lista firmosen nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohen në ambientet e bashkive dhe njësive administrative.

“Publikohet sot sipas përcaktimeve ligjore, ekstrakti i listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 tetor, ekstrakti i dytë në 2 nëntor, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020”,- njofton Ministria e Brendshme.

“Ky ekstrakt, si edhe tre të parët, firmoset nga Kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive/njësive administrative/në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për publikun, ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë”,- vijon njoftimi.

“Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listë: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12416  Për çdo paqartësi që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile, ose të drejtohen në adresën zyrtare Ministria.Brendshme@mb.gov.al”,- theksohet në njoftim.

Share This Article