Këngëtarja Beyonce ka shprehur së fundmi mbështetjen e saj ndaj Princ Harry-it dhe Meghan Markle.
Përmes rrjetit të saj social , Beyonce postoi një foto të saj dhe Meghan gjatë premierës së filmit ‘Lion King’ dhe falenderoi Meghan për guximin. “Faleminderit Meghan për guximin dhe udhëheqjen tuaj. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ju”, u shpreh këngëtarja. Postimi i Beyonce vjen vetëm disa ditë pas intervistës së Meghan dhe Princit Harry në të cilën Meghan zbuloi se kishte vuajtur nga shëndeti mendor dhe se një pjestarë i familjes ishte shqetësuar se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të tyre Archie. Menjëherë pas deklaratës, pallati Buckingham lëshoi një deklaratë në emër të Mbretëreshës dhe u shpreh se akuzat për racizëm të bëra nga Markle ishin “duke u marrë shumë seriozisht”.