Rrëzohet një avion transportues ukrainas në Zaporizhzhia

albnews
By
1 Min Read

Një avion i Ukrainës është rrëzuar gjatë fluturimit në jug të vendit, kanë bërë të ditur autoritetet e atjeshme.

Bëhet fjalë për fluturaken AN-26, një aeroplan ushtarak transportues që është në pronësi të forcave të armatosura ukrainase, që u rrëzua në orët e para të mëngjesit të sotëm” në rajonin e Zaporizhzhia – pranë Vilnias.

Rrethanat e rrëzimit të aeroplanit akoma janë në verifikim e sipër, kurse më vonë do të publikohet edhe raporti që mund të tregojë shkakun që çoi në rrëzim.

Ndryshe edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, ku këta të fundit filluan luftën më 24 shkurt – duke menduar se për pak ditë do ta marrin nën kontroll të plotë territorin e Ukrainës.

Share This Article