ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 8 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 8 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 8 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 9 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Biblioteka e Kongresit siguron numrin e parë të gazetës Taraboshi

albnews by albnews
31 July, 2019
in Albania, Bota
0
Biblioteka e Kongresit siguron numrin e parë të gazetës Taraboshi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Drejtori i Sektorit për Evropën në Bibliotekën e Kongresit shprehet entuziast për titullin e ri që iu shtua kohët e fundit katalogut të letrave evropiane: “Gazeta dëshmon rrënjët. Kur ke dokumente të tilla fillestare të ndezin kuriozitet më të madh për të mësuar më shumë për atë periudhë”.

Biblioteka e Kongresit Amerikan ka në katalogun e saj disa nga gazetat më të hershme në shqip, nisma të komuniteteve emigrante, mes tyre edhe komunitetit shqiptaro-amerikan:

“Këtu në Shtetet e Bashkuara, Bostoni kishte një ndër gazetat më të hershme në shqip”. “Gazeta Kombi në Boston filloi në vitin 1906”.

RelatedPosts

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Disa nga numrat e parë të këtyre gazetave ruhen në mikrofilm në arkivat e bibliotekës, dëshmi e fillesave të gazetarisë shqiptare në troje të huaja. Ato janë të hershme, por nuk botoheshin rregullisht dhe jo çdo ditë.

“Taraboshi është gazeta e parë e përditshme shqiptare, e botuar brenda Shqipërisë. Kopja që kemi doli më 26 shtator 1913”.

Botuar në Shkodër dhe pagëzuar me emrin e malit që shtrihet në këmbët e Liqenit të Shkodrës, Taraboshi ishte më tepër se një gazetë lokale e përditshme. Ajo ishte dëshmitare e kohërave të mbarsura me ndryshime historike.

Në numrin e parë publicisti parashtron misionin e gazetës: “Gazeta hapet në faqe të parë me një vështrim të përgjithshëm mbi ngjarjet në Shqipëri. Flet për grupime që ndoshta nuk janë krejt dashamirëse ndaj Taraboshit. Flet për ata që e kanë përqafuar pavarësinë e Shqipërisë. Por edhe për të tjerë jashtë Shqipërisë, si për shembull serbët, që nuk e duan ekzistencën e Shqipërisë. Faqja e parë u bën thirrje lexuesve të mos shpërqendrohen duke u marrë me konfliktet e brendshme mes grupimeve brenda Shqipërisë. ‘Ndoshta nuk jemi dakord me qëndrimet e njëri-tjetrit, por të gjithë i duam të mirën Shqipërisë’”.

“Interesante është se artikulli që hap gazetën vazhdon në faqen e dytë në italisht. Në fund të faqes së parë ka një artikull për serbët dhe të këqijat që ata kanë bërë”.

Harris shpjegon se ky është një dokument me rëndësi për pasurimin e katalogut të letrave shqipe: “Mund të lexosh në libër diçka që ka shkruar një autor për këtë gazetë. Por është krejt ndryshe kur sheh me sytë e tu dokumentin origjinal. Kushdo që bën studime për këtë periudhë do të shohë dokumentet origjinale dhe prej aty frymëzohet për të kërkuar në pista të tjera”.

Ai shpjegon se biblioteka është vazhdimisht në kërkim të materialeve me vlerë akademike e kërkimore nga trojet shqiptare dhe për Shqipërinë e vende të tjera të Ballkanit. Procesi i identifikimit të materialeve që meritojnë të përfshihen në arkivat e bibliotekës është rigoroz, bazuar në standarde të larta dhe shoqërohet me një kosto të konsiderueshme.

“Na vijnë njerëz nga vende të tjera për të studiuar për vendin e tyre, pasi këtu gjen materiale që ndoshta nuk i gjejnë dot në vendin e tyre”.

Për të përmbushur këtë mision gjatë vitit të fundit fiskal Bibliotekës së Kongresit iu akordua një fond prej afro 700 milionë dollarësh. Por vlera e këtij institucioni mbetet e pallogaritshme si për Kongresin, për amerikanët, por edhe për mbarë njerëzimin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result