Meta: Parlamenti me një dekret shpërndahet

albnews
By
1 Min Read

Presidenti Ilir Meta ka folur këtë të premte sërish mbi ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se po afron dita e referendumit.

Presidenti ka sulmuar maxhorancën duke u shprehur se ata duhet të qëndrojnë lart shkeljes së Kushtetutës. Meta tha madje se parlamenti, i cili sot është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme pikërisht kundër dekretit të Metës, mund të shpërndahet vetëm me një dekret të Presidentit.

 “Po afron dita e referendumit. Pavarësisht nga deformimet e pandershme, kam një  parlajmërim të fundit për të gjitha ata që betimin para Presidentit e shikojnë si një proces formal. Nuk ka institucion më të rëndësishëm sesa Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.  Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, me kapjen e gjykatës Kushtetuese janë të dështuara, janë të vdekura, është insticuioni më i rëndësishëm i vendit. Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria rrëzohet me një mocion… Edhe nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, kjo në fund të fundit është Kushtetutë që po mbron njerëzit. Jam shumë i qartë secili të vazhdojë me kometencat e veta. Presidenti do i drejtohet popullit dhe gjithë botës. Iu uroj punë të mbarë të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Share This Article