Biden: Demokracia është në rrezik, duhet ta mbrojmë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në shumë vende, përfshirë SHBA-në dhe Europën, përparimi i demokracisë është në rrezik, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden, në fjalimin e tij në Konferencën e Mynihut, sipas fragmenteve të lëshuara nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne duhet ta mbrojmë atë”, paralajmëroi ai.

Për presidentin amerikan, “Përballë sfidave globale, siç është pandemia, autokracitë nuk janë përgjigjja, siç argumentojnë shumë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, vazhdoi presidenti.

Biden theksoi, gjithashtu, se vendet duhet të tregojnë se demokracitë ende mund të përmbushin funksionin e tyre në plotësimin e nevojave të popujve të tyre.

Share This Article