Biden: Ekonomia amerikane në vështirësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Amerika është ende në vështirësi të mëdha, larg kapërcimit të krizës ku ka rënë për shkak të pandemisë, tha sot presidenti amerikan, Joe Biden.

“Ne jemi në një moment shumë kritik, afër një pike thyerje”, paralajmëroi ai në lidhje me gjendjen e ekonomisë dhe situatën e vështirë në të cilën jetojnë aktualisht miliona amerikanë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, shifrat e punësimit të lëshuara në orët e fundit sinjalizojnë një rimëkëmbje që është ende shumë, shumë e ngadaltë.

Në janar, megjithëse niveli i papunësisë ra në 6,3%, u krijuan vetëm 49 000 vende të reja pune, shumë pak për të dhënë shpresë për një ndryshim të shpejtë të kursit.

“Me këtë ritëm, ne do të kthehemi në punësim të plotë pas dhjetë vitesh”, pranoi Biden, në një adresim Kongresit, duke bërë thirrje për të filluar shpejt planin maksimal të ndihmës antiCOVID-19 me vlerë 1,9 trilionë dollarë.

Share This Article