Ndryshimet klimatike problemi më urgjent në botë

albnews
By
1 Min Read

Për qytetarët e Bashkimit Europian problem më serioz me të cilin po përballet bota ka të bëjë me ndryshimet klimatike.

Në veçanti, 93 % e të anketuarve e vlerësoi këtë problem “serioz”, kurse 78 % si “shumë serioz”.

Shumica dërrmuese e qytetarëve europianë (90%) presin që politikanët e tyre të marrin vendime konkrete për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, ndërsa 87% besojnë se BE duhet të vendosë synime ambicioze për përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe përmirësimin e efikasitet energjitik.

Po sipas Eurobarometrit, 80% e europianëve besojnë se energjia e pastër duhet të marrë më shumë subvencione nga vendet.

Share This Article