Biden gjunjëzohet para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Joe Biden është gjunjëzuar para shefes së stafit të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin pasi e ka kuptuar se ajo është nënë e 12 fëmijëve.

Në një takim me presidentin në largim të Izraelit Reuven Rivlin në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Biden u gjunjëzua para shefes të stafit të Rivlin, Rivka Ravitz, në respekt të faktit se ajo ka 12 fëmijë, shkruan The Times of Israel.

Momenti u raportua nga disa media, së bashku me një foto të marrë nga momenti nga një anëtar i Zyrës së Shtypit të Qeverisë së Izraelit që shoqëroi delegacionin presidencial Izraelit.

Rivlin do të zëvendësohet si president javën e ardhshme nga Isaac Herzog, i cili kryesoi Agjencinë Hebraike. Vizita në Shtetet e Bashkuara ishte udhëtimi i fundit jashtë shtetit i Rivlin si president.

Share This Article