Ish- zvendëspresidenti Joe Biden vazhdon të kryesojë në sondazheve, i ndjekur nga dyshja e senatorëve Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, sipas sondazhit të Universitetit Monmouth.
Sondazhet e fundit tregojnë se ish-zëvendësi i Obamës ka mbështetjen e rreth një të tretës së elektoratit demokrat, nxitur pjesërisht nga njohja e fortë e emrit, nga llogaritjet për mundësinë e bërjes së tij në një zgjedhje të përgjithshme dhe nga vullneti i mirë i bazës së demokratëve.
Sipas sondazhit të Universitetit Quinnipiac, Biden ka 32% të votuesve democratë dhe të pavarur, Warren 19% dhe Sanders 15%. Në sondazhet e USA Today dhe Suffolk University, ish- zëvendëspresidenti rezulton me 32%, me Warren me 14% dhe Sanders me 12%.