Mali i Zi ka njoftuar për dy rastet e para me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Kryeministri Markociq njoftoi se dy gra që kanë ardhur nga vende të prekura me COVID-9 kanë rezultuar pozitive.
“Laboratoret e Institutit malazez për Shëndet Publik, kanë konfirmuar të martën rastet e para të infektimit me koronavirus në Mal të Zi. Pacientet janë të gjinisë femërore, të lindura më 1948 dhe 1973 dhe të dyja kanë qenë para pak kohësh në rajone të prekura nga epidemia”, tha ai dhe shtoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Kosova dhe Mali i Zi ishin dy vendet e vetme në Evropë që nuk ishin prekur nga koronavirusi.