“Biden nuk do të ndryshojë politikën mbi Iranin”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“As demokratët dhe as republikanët në SHBA nuk mund të bëjnë ndryshime rrënjësore të politikës në lidhje me Iranin. Mosmarrëveshjet janë strukturore dhe nuk mund të zgjidhen përmes negociatave”, tha Gulmuhammedi

Eksperti iranian i çështjeve politike, Veli Gulmuhammedi, nuk pret ndonjë ndryshim rrënjësor në marrëdhëniet Teheran-Washington nën administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

“Administrata e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të bëjë ndonjë marrëveshje serioze me qeverinë iraniane të Hassan Rouhani”, tha Gulmuhammedi për Anadolu Agency (AA), një anëtar i stafit në Universitetin Tarbiat Modares në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

“Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së kanë filluar që prej 40 vjetësh. As demokratët dhe as republikanët në SHBA nuk mund të bëjnë ndryshime rrënjësore të politikës në lidhje me Iranin. Mosmarrëveshjet janë strukturore dhe nuk mund të zgjidhen përmes negociatave”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike përjashtoi mundësinë se çështja e Iranit do të jetë prioritet kryesor për Biden në muajt e ardhshëm. “Bërjen e NATO-s një strukturë më të institucionalizuar dhe sigurimi i unitetit në botën perëndimore janë prioritetet e administratës së re të SHBA-së”, tha ai.

“Asnjë mrekulli nuk duhet të pritet në marrëdhëniet Iran-SHBA me ardhjen e Biden-it. Administrata e re nuk mund brenda natës t’i japë fund konfliktit prej 40 viteve”, theksoi ai.

Gulmuhammedi beson se edhe pse Biden kritikoi politikat anti-Iran të Trump-it, ai do të përfitojë nga pasojat e tyre.

“Në të ardhmen e afërt, duket e pamundur që SHBA ose të kthehen në marrëveshjen bërthamore ose Irani do të veprojë në përputhje me angazhimet e tij. Do të jetë një proces i gjatë”, theksoi Gulmuhammedi.

Me Joe Biden që mori detyrën e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë sytë do të jenë nga mënyra se si tensionet midis dy kundërshtarëve do të zhduken në javët dhe muajt e ardhshëm.

Më 20 janar, Biden u betua zyrtarisht si president i SHBA-së dhe Kamala Harris si zëvendës presidente.

Share This Article