Biden reagon pas largimit të Trump: Është një ditë e re për Amerikën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar për herë të parë në Ditën e Inaugurimit, pak momente pasi Donald Trump u largua nga zona e DC për herë të fundit si President.

Joe Biden shkruan në Twitter: “Është një ditë e re në Amerikë”.

Kujtojmë se Trump doli nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si President i SHBA-ve bashkë me zonjën e parë Melania Trump një orë më parë. Ata hipën në helikopterin “Marine One” për të shkuar në bazën ushtarake “Andrews” nga ku do i drejtohen Floridas.

Helikopteri u ul në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë pak para orës 8 të mëngjesit (me orën lokale). Trump do të jetë presidenti i parë në largim në një shekull që bojkoton inaugurimin e pasardhësit të tij.

Share This Article