Hardi, një afrikan me shpirt Arbëresh

albnews
By
1 Min Read

Hardi, një djalë i ri nga Afrika e ka gjetur veten mjaft mirë në Horën e Arbëreshëve. Ai është një djalë që i pëlqen i gjithë komuniteti arbëreshë, pasi jo vetëm mund të flasë arbërisht, por merr pjesë në mënyrë aktive në ngjarje kulturore duke treguar shumë interes për komunitetin.

“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i integrimit që tregon se si Arbëreshët janë shumë mikpritës. Hardi është nga një vend i bukur nga Afrika dhe është një nder për ne që ai është bërë një anëtar i plotë i komunitetit tonë”, shprehet autori i fotos Mario Caliva.

Share This Article