Biden: Talebanët duhet të vendosin nëse duan njohje ndërkombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa09419643 US President Joe Biden delivers remarks on on the COVID-19 response and the vaccination program from the East Room of the White House in Washington, DC, USA, 18 August 2021. President Biden said top federal health officials recommend that all Americans get a booster shot eight months after becoming fully vaccinated against COVID-19. EPA/SHAWN THEW

Forcat amerikane mund të qëndrojnë në Kabul përtej 31 gushtit për të evakuuar të gjithë amerikanët, tha presidenti amerikan Joe Biden.

“Talebanët duhet të vendosin nëse duan të njihen nga bashkësia ndërkombëtare”, theksoi Biden, në një intervistë për ABC, duke deklaruar se, megjithatë, nuk mendon se ata kanë ndryshuar bindjet e tyre themelore.

“Unë mendoj se ata po kalojnë një lloj krize ekzistenciale: a duan ata të njihen nga komuniteti ndërkombëtar si një qeveri legjitime? Nuk jam i sigurt se ata e duan këtë”, shpjegoi ai, duke vënë në dukje se “studentët” afganë duken më shumë besnikë ndaj ideve të tyre.

Presidenti amerikan vuri në dukje se qëllimi i parë i ndërhyrjes në Afganistan ishte luftimi i Al Kaedës dhe se ndërtimi i një shteti nuk kishte qenë kurrë “një qëllim”.

Share This Article