Guvernatori Ratinho Júnior tha se është vendosur që do të zhvillohet një takim me ambasadorin rus në Brazil ditën e nesërme, ndërkohë zëdhënësi i tij tha se nëse do të ketë një dakordësi mes palëve marrëveshja do të nënshkruhej në takim.
Institutit të Teknologjisë Parana (Tecpar) ditën e sotme tha që qeveria në shtetin e Paran në Brazil po planifikon të nënshkruajë një marrëveshje me Rusinë, për të prodhuar një vaksinë ndaj Covid-19.
Guvernatori Ratinho Júnior tha se është vendosur që do të zhvillohet një takim me ambasadorin rus në Brazil, ditën e nesërme, ndërkohë zëdhënësi i tij tha se nëse do të ketë një dakordësi mes palëve marrëveshja do të nënshkruhej në takim.
Pak orë më parë presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia ishte bërë vendi i parë në botë që ka dhënë OK për të bërë testimin për miratimin e një vaksine ndaj koronavirusit. Moska tha se do të prodhojë shumë shpejt vaksinën ndaj koronavirusit. Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, tha se vaksina, e cila do të tregtohet me emrin “Sputnik V” në tregjet e huaja, do të prodhohet pjesërisht në Brazil.