Bideni ndan 100 milionë dollarë për refugjatët afganë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të premten autorizoi deri 100 milionë dollarë nga një fond emergjent për t’i plotësuar nevojat e papritura e urgjente që po dalin nga situata në Afganistan, tha Shtëpia e Bardhë.

Bideni gjithashtu e ka nënshkruar lëshimin e 200 milionë dollarëve për shërbime dhe artikuj për t’i plotësuar nevojat e njëjta, thuhet në njoftimin e qeverisë amerikane.

Shtetet e Bashkuara po përkatiten që të evakuojnë mijëra aplikues afganë për viza speciale imigruese, të cilët janë të rrezikuar nga hakmarrja e talibanëve për shkak se kanë punuar për qeverinë amerikane.

Grupi i parë i të zhvendosurve dhe familjarët e tyre pritet që të arrijnë në një bazë ushtarake të ShBA-së në Virgjinia, ku do të presin për trajtimin përfundimtar të aplikimeve të tyre për viza.

Vizat speciale janë të qasshme për afganët që kanë punuar si përkthyes ose në detyra të tjera për qeverinë amerikane pas hyrjes së trupave amerikane në Afganistan më 2001.

Zyrtarët amerikanë thonë se rreth 18.000 aplikacione për viza të tilla janë duke u shqyrtuar.

Share This Article