Urantsetseg Munkhbat e Mongolisë është kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike.
Distria ka shkëlqyer në dy luftërat e deritashme në kategorinë deri 48 kilogramë, në Nippon Budokan të Tokios.
Ndaj Munkhbat, Distria ka dy fitore e dy humbje. Kishte fituar në vitin 2017 në Grand Prix të Hagës dhe në Mastersin në Qingdao në dhjetor të vitit 2019. Ndërkohë ka humbur në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi në vitin 2018 dhe në Botërorin e këtij viti, më 6 qershor.