Bien akuzat ndaj Trump, prokurori i Manhatan: Gjyqi me gjasë do pushohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjyqi ndaj Donald Trump në Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të shtyhet ose do të pushohet. Këtë fakt e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit te cila tha se do të pranonte të shtynte dënimin e Donald Trump në çështjen e pagesave ndaj ish-yllit të filmave për të rritur Stormy Daniels, për të heshtur ndaj akuzave për ngacmim seksual.

Kjo sipas CNN pritet t’u japë prokurorëve kohë për të diskutuar mocionin e pritshëm të Donald Trump për të pushuar çështjen. Në një letër drejtuar gjyqtarit amerikan, Juan Merchan, zyra e prokurorit të qarkut gjithashtu pranoi se Trump nuk ka gjasa të dënohet “deri në përfundim të mandatit të ardhshëm presidencial”.

Zhvillimet përbëjnë një kthesë historike dhe të paprecedentë për fatin ligjor dhe politik të Trump.

Një vit më parë, Trump po përballej me katër aktakuza të veçanta. Tani, ndërsa ai përgatitet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, strategjia e avokatëve të Trump për t’i shtyrë të gjitha rastet e tij përtej zgjedhjeve të vitit 2024 ka rezultuar jashtëzakonisht e suksesshme, me dy çështjet federale që do të mbyllen së shpejti.

Share This Article