Hamas, grupi që sundon Rripin e Gazës, nisi një breshëri të re raketash drejt Izraelit pasi raketat izraelite shkatërruan një kullë të tretë në territorin bregdetar të rrethuar.
Burimet lokale thanë se aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan vendet që u përkisnin grupeve të armatosura palestineze, përveç ndërtesave të sigurisë dhe policisë, transmeton Telegrafi.
Ministria palestineze e shëndetësisë tha se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga e hëna është rritur në 62, duke përfshirë 14 fëmijë dhe pesë gra, raporton aljazeera.
Gjithashtu edhe 335 njerëz të tjerë u plagosën, tha ministria, ndërsa tre palestinezë u vranë gjithashtu nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.
Autoritetet izraelite kanë raportuar për gjashtë të vdekur, duke përfshirë një ushtar dhe një shtetas indian. Rreth 100 izraelitë gjithashtu janë plagosur.
Ndryshe, Izraeli dhe Palestina ka vite që janë në konflikt dhe ky është një ndër më të përgjakshmet.