Bilanci i koronavirusit në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 1 082 470 raste infektimi dhe 57 474 të vdekur  u regjistruan sot në 188 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 205 400 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5 757 vdekje të reja dhe 82 440 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Franca me 1 120  vdekje, Spanja me 1 092dhe SHBA me 932.

Italia, e cila regjistroi vdekjen e saj të parë të lidhur me koronavirusin në fund të shkurtit, ka 14 681 vdekje për 119 827 raste. 766 vdekje dhe 4585 raste të reja u njoftuan sot atje. 19 758 persona konsiderohen të shëruar nga autoritetet italiane.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 81 620 raste, përfshirë 3 322 vdekje dhe 76 571 të shëruar. 31 raste infektimi dhe 4 vdekje u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 261 438 raste të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 6 699 vdekje dhe 9 428 shërime.

Që nga dita e djeshme, Libia, Kirgiztani, Ishujt e Marianës së Veriut dhe Letonia kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19.

Europa – 587 386 raste (41 985 viktima).

Azia – 114 493 raste (4 082 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 273 199 raste (6 865 viktima).

Lindja e Mesme – 67 739 raste (3 451 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 25 839 raste (735 viktima).

Afrika – 7 592 raste (323 viktima).

Oqeania 6 228 raste (33 viktima).

Share This Article