Kryeministrja daneze në karantinë për shkak të Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe disa anëtarë kryesorë të qeverisë janë futur në izolim, deklaroi zyra e tij pas konfirmimit që ministri i Drejtësisë rezultoi pozitiv me Covid-19.

Ministri i Drejtësisë, Nick Haekkerup u izolua në shtëpi dhe deklaroi se kishte simptoma si kollë dhe ethe.

Javën e kaluar ai u takua me Frederiksen dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë dhe ligjvënës.

Frederiksen u karantinua në pritje të rezultatit.

Sipas zyrës së kryeministres, rregullat e distancimit shoqëror ishin respektuar edhe kur takoi Haekkerup.

Share This Article