Për Bislim Ahmetaj, kreu i grupit “Dhjetor ’90”, protestat për të riun e vrarë nga policia e dhanë rezultatin e vet.
Për Ora News ai deklaroi se dorëheqja e Lleshajt ishte një akt pozitiv.
“Dita e sotme ishte rezultative, Ministri i këtyre djemve dha dorëheqjen, ishte një akt pozitiv”, tha ai.
Dorëheqjen e Lleshaj e njoftoi Rama dhe më pas edhe vetë ai përmes një deklarate.
Por kjo nuk u mjaftoi protestuesve të cilët vijuan me protestën.