Bislim Ahmetaj: Protesta e dha rezultatin, ministri u dorëhoq

albnews
By
1 Min Read

Për Bislim Ahmetaj, kreu i grupit “Dhjetor ’90”, protestat për të riun e vrarë nga policia  e dhanë rezultatin e vet.

Për Ora News ai deklaroi se dorëheqja e Lleshajt ishte një akt pozitiv.

“Dita e sotme ishte rezultative, Ministri i këtyre djemve dha dorëheqjen, ishte një akt pozitiv”, tha ai.

Dorëheqjen e Lleshaj e njoftoi Rama dhe më pas edhe vetë ai përmes një deklarate.

Por kjo nuk u mjaftoi protestuesve të cilët vijuan me protestën.

Share This Article