Anëtari i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Faton Bislimi tha se brenda muajit shtator do të ketë një ngjarje të madhe që lidhet me përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi.
Bislimi në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se SHBA do t’i fus në “listën e zezë” sikurse Sali Berishën edhe shumë politikanë nga Ballkani dhe Kosova që bëhen pengesë e përfundimit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Fuqia jonë në marrëdhëniet speciale me SHBA-të vie pikërisht nga njërëzit kyç të politikbërjes së Shteteve të Bashkuara nga Kongresi dhe Senati.
“Ajo çka mund të them sot por pa dhënë shumë detaje është që brenda muajit shtator pritet të ketë edhe një ngjarje madhore në Senatin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e Kosovës e cila vie si këmbëngulësi dhe punë e vazhdueshme e lobit tonë dhe ligës qytetare shqiptaro-amerikane”.
“Do të lidhet kryesisht me dialogut me Serbinë dhe përfundimit të këtij procesit.Në urdhrin ekzekutiv të zotërit Biden që është goditur z. Sali Berisha, ju do të keni shumë politikanë të Ballkanit përfshirë edhe të Kosovës që do të futen po në atë listë nëse bëhen barrë e mosmbylljes së këtij dialogu”.