Deputetët e Vetëvendosjes pengojnë pjesëmarrjen e Driton Selmanaj në Kuvend

albnews
By
1 Min Read

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.

Deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat e tyre duke bërë zhurmë pasi Selmanaj është parë në ambientet e Kuvendit, raporton Gazeta Express.

Ata kanë bërtitur: “Jashtë, jashtë!”

Nënkryetarja Nagavci është munduar të mbajë rregull duke u kërkuar deputetëve të krijojnë ambient për punë.

Pas kësaj, seanca është ndërprerë.

Deputetët e VV’së kishin paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave nëse zëvendkryeministri Driton Selmanaj do të marr pjesë në seanca.

“Si Grup Parlamentar kemi vendosur të refuzojmë të lejojmë vazhdimin e çfarëdo seance plenare ku është i pranishëm Driton Selmanaj. Për ne si Lëvizje, ky njeri është i papranueshëm në Kuvend”, kishte thënë deputeti i VV-së Dimal Basha. 

https://www.facebook.com/watch/?v=413735299751824
Share This Article