Bislimi takon disa zyrtarë zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës së tij në Zvicër, ka takuar zyrtarë të shtetit helvetik dhe jo vetëm, me të cilët ka biseduar – ndër të tjera – për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Me parlamentarë e zyrtarë qeveritarë, në Bern të Zvicrës, diskutuam mbi një mori temash. Nga progresi ynë, zhvillimi ekonomik e perspektiva evropiane e vendit, deri tek marrëdhëniet tona bilaterale, situata në vend e rajon, anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe procesi i dialogut”, shkroi Bislimi në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se ka takuar deputetë zviceranë pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, Sekretaren e Shtetit për Çështje Ekonomike, Helene Budiger Artieda, dhe Sekretarin e Shtetit të Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës, Alexandre Fasel.

Në fund, Bislimi ka potencuar se me kontributin madhor të margatës, “bashkëpunimi e marrëdhëniet tona me Zvicrën fuqizohen dita ditës si në rrafshin ekonomik, e po ashtu dhe atë social e kulturor”.

https://www.facebook.com/ZvKMBesnikBislimi/posts/pfbid0HJzwkCSnHxfHpGXnDgCvCNJjKxgJvJYEw4qaXvovS5b6ShoJh57nx7xVdnr26NaEl
Share This Article