Bizneset britanike “goditen” nga aplikacioni NHS/ Mbi gjysmë milion njerëz njoftohen për vetë-izolim. Mungesë e punonjësve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompanitë britanike po i bëjnë thirrje qeverisë që të përshpejtojë ndryshimet e rregullave të vetë-izolimit, pasi qindra-mijëra punonjës nga i gjithë vendi janë larguar nga vendi i punës, për shkak të një rritje të alarmeve se duhet të qëndrojnë në shtëpi.  Biznese të ndryshme nga dyqane e deri tek fabrikat e makinave, kanë raportuar ndërprerje pasi mbi gjysmë milionë njerëz janë kontaktuar, apo alarmuar, nga aplikacioni i koronavirusit të vendit brenda javës.  Disa shitës me pakicë kanë pasur mungesë të stafit deri në 30%, sipas lajmërimeve.

Ekzekutivi i Asos, Nick Beighton, tha e shitësi në rrjet i veshjeve po ndjen vështirësi në magazina dhe në selinë në Londër.   Thuajse 900 punonjës në fabrikën e Nissan në Sunderland kanë munguar dhe Rolls Royce është goditur gjithashtu nga këto njoftime false të aplikacionit të virusit. Rreth 10% e fuqisë punëtore tek disa procesues të mishit janë ndikuar, ç’ka ka sjellë rënie të prodhimit.  Qeveria po përpiqet të ndryshojë rregullat e vetë-izolimit, ndërkohë që Kryeministri Boris Johnson përgatitet të heq të gjithë masat e koronavirusit për Anglinë nga data 19 Korrik.   Të dhënat nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, tregon se 520,194 njerëz në Angli dhe 9,932 në Uells, janë kontaktuar nga aplikacioni në javën që përfundoi më 7 Korrik.   Kjo nënkupton se marrësit e lajmit janë këshilluar të vetë-izolohen për 10 ditë, për shkak se kanë qenë në kontakt me dikë të testuar pozitiv.   Sipas të dhënave nga zyra e Statistikave në Londër, rreth 89% e atyre që u kontaktuan kanë zbatuar kërkesat e vetë-izolimit.

Share This Article