Albania
Bizneset po penalizohen, kërkojnë ndryshime për kategorizimin e taksave vendore
Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave vendore për vitin 2025, duke mos iu marrë parasysh xhiroja e realizuar në vitin 2024.
Një subjekt me veprimtari restorant me xhiro prej 7,6 milionë lekësh në vitin 2024 është trajtuar si biznes me xhiro mbi 8 milionë lekë për vitin 2025, duke u kategorizuar në një fashë më të lartë tatimore.
Për rrjedhojë këtij subjekti i është llogaritur detyrimi prej 112 mijë lekë për t’u paguar për 2025 për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore dhe tarifës së pastrimit nga 22,8 mijë lekë që është detyrimi për bizneset në fashën e xhiros nga 2 milionë deri 8 milionë lekë në vit.
Sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, kategorizimi i bizneseve për qëllime tatimore bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës.
Kjo do të thotë që për vitin 2025, duhet të merret parasysh xhiroja e vitit 2024 për të përcaktuar fashën përkatëse të tatimit.
Referuar vendimit të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” për llogaritjen e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore për kategorinë e biznesit njësi prodhimi (ku përfshihet edhe veprimtaria e biznesit restorant) me qarkullim vjetor xhirojë, në fashën e 0 deri 2 milionë lekë është 8,000 lekë në vit.
Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë detyrimi i taksës është 9,000 lekë në vit
Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa është 27,000 lekë në vit.
Tarifa e pastrimit për bizneset e shitjes me pakicë, kategoria “Restorant, fast food etj të ngjashme me to” me qarkullim vjetor xhirojë në fashën e 0 deri 2 milionë lekë taksa është 5,750 lekë në vit. Për bizneset me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë taksa është 13,800 lekë në vit. Për bizneset me xhiro mbi 8 milionë lekë taksa është 85,100 lekë në vit.
Detyrimi për pagesën e këstit të parë të taksave vendore, përfshirë taksa e pastrimit, taksa e tabelës, taksën e infrastrukturës arsimore, taksën mbi truallin, taksën mbi tokën bujqësore dhe taksën e ndërtesës është brenda datës 20 Prill (ku paguhet 50% e vlerës), ndërsa brenda 30 Qershorit është afati për pagimin e 50% të vlerës së mbetur të detyrimit.
Kontabilistë të një prej studiove të kontabilitetit në Tiranë ngrenë shqetësimin se ka shumë biznese që në një vit të ushtrimit të aktivitetit të tyre kanë kaluar mbi 8 milion lekë dhe në tatim-taksat vendore paguajnë si biznes i madh, duke qenë se kanë pasur përgjegjësinë e tatimit të fitimit në vitin 2023.
Më pas për 2024 kanë qenë nën 8 milionë lekë, por tatimet nuk e ndryshonin përgjegjësinë tatimore dhe bashkia vazhdonte t’i tarifonte meqenëse ishin të regjistruar me tatim fitim dhe jo me tatim fitim të thjeshtuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore pohon për Monitor se kategorizimi bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës dhe ky informacion vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Sipas tyre për vitin tatimor 2024 vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe ky informacion përdoret për përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për 2025. Po ashtu sipas tyre për çdo ndryshim që pëson subjekti duhet të vetëdeklarohet në bazë të Ligjit 9920 “Për procedurat tatimore”.
“Referuar rregullimit specifik të përcaktuar në Vendimin numër 158, datë 26.12.2019 të Këshillit Bashkiak Tiranë “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar, lidhur me përllogaritjen e detyrimeve vendore ju informojmë se vlen përgjegjësia tatimore e subjektit.
Ky informacion vjen në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas një komunikimi periodik mes dy institucioneve bazuar në marrëveshjen përkatëse të bashkëpunimit.
Bazuar në Ligjin numër 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, kategorizimi bëhet në bazë të vitit paraardhës tatimor. Rrjedhimisht për përcaktimin e detyrimeve të vitit 2025, do të përdoret informacioni i grumbulluar për vitin tatimor 2024.
Në vijim ju informojmë se, referuar dispozitave kalimtare të Ligjit numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, konkretisht gërma “e” e pikës 1 të nenit 69, ku përcaktohet se për vitin tatimor 2024 do të vlejnë përgjegjësitë tatimore sipas Ligjit numër 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, rrjedhimisht duke lënë në fuqi përgjegjësinë tatimore edhe për këtë vit, i cili siç u sqarua më lart, përdoret në përcaktimin e vlerës së detyrimit vendor të subjekteve taksapagues për vitin 2025.
Në përfundim, sqarojmë se konceptet juridiko-tatimore të futura rishtazi me Ligjin numër 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, do të vlejnë në vijim duke nisur nga viti tatimor 2025, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e detyrimeve vendore për vitin 2026”.
Edhe ekspertë të kontabilitetit pohojnë se janë të shumta rastet ku mungon koordinimi mes drejtorive rajonale të tatimeve dhe tatim-taksave vendore për reflektim të rasteve të ndryshimit të xhiros, e cila duhet të korrigjohet nga subjektet te inspektorët tatimorë./MONITOR

Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania22 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK21 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
