Në burg për korrupsion, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-sekretares së MSH dhe specialistes së nivelit të lartë

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë, Laura Shteto.

 Ish zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, pasi Gjykatat e Posaçme kanë caktuar masën “arrest me burg”.

Kujtojmë se ndaj Duro është ngritur akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa nga hetimet e SPAK rezultoi se ajo ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës.

Share This Article