Bjellorusia e Rusia lëshojnë trupa parashutiste afër kufirit me Lituaninë

albnews
By
1 Min Read

Një televizion bjellorus ka raportuar se Bjellorusia dhe Rusia kanë lëshuar trupa parashutiste afër kufirit me Lituaninë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë, ky veprim ishte “inspektim i forcave reaguese të Shtetit Union, që kryhet në lidhje me rritjen e aktivitetit ushtarak afër kufirit shtetëror”, aportoi televizioni bjellorus, Nexta.

Zhvillimet e fundit vijnë në kohën më të tensionuar deri më tani, pas muajve me migrim masiv në kufijtë e Bjellorusisë me Poloninë, Lituaninë e më pak edhe me Letoninë. Këto tri shtete shtrihen në kufirin lindor të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian e ka akuzuar regjimin e Presidentit Aleksander Lukashenko se po përpiqet të krijojë jostabilitet me një valë të re të migrimit masiv drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së pretendojnë se Bjellorusia është duke u hakmarrë për sanksionet që blloku ia ka vendosur qeverisë autoritare të Lukashenkos për shtypjen brutale të protestave e pakënaqësive brenda vendit.

Share This Article