Avionët 737 MAX të “Boeing”-ut do të lejohen të fluturojnë sërish mbi Europë nga mesi i janarit 2021, njoftoi sot Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA).
Vendimi pason miratimin e marrë javën e kaluar nga Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FASA).
EASA po lë të hapur një dritare prej katër javësh për komentet publike mbi vendimin e saj, me një vendim përfundimtar që pritet nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm.
Avionët 737 MAX u ndaluan të fluturojnë në mars të vitit 2019, pas vdekjes së 346 personave në dy aksidente, një në Indonezi në tetor 2018 dhe një tjetër në Etiopi në mars 2019./ATSH/