Cakaj takon familjarët e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu

albnews
By
1 Min Read

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në një takim në Tiranë, familjen Fazliu.

Biseda mes kryediplomatit Cakaj dhe familjes së dy Dëshmorëve të Kombit, Bahri e Fahri Fazliu, pati në fokus historinë kombëtare, politikën e jashtme e Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Bahri Fazliu ishte poet dhe pjesëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe udhëheqës i saj. Si luftëtar i Kosovës ai ra heroikisht më 7 maj 1998 te Bjeshka e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi.

Ndërsa Fahri Fazliu është njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), i cili humbi jetën më 2 nëntor të vitit 1989, në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë./ATSH/

Share This Article