Bojkot dhe protesta/ Pas takimit me rektorin, studentët e mjekësisë gjejnë dakordësi, marrëveshja që do i kthejë në auditorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas një sërë protestash, studentët e mjekësisë kanë marrë sot garanci nga rektori Arben Gjata për mbështetje ndaj kërkesave të tyre.

Ata tashmë kanë vendosur që të rikthehen në auditorë, ndërsa pas takimit të zhvilluar sot me Gjatën, ky i fundit u ka pohuar se do t’i mbështesë deri në daljen e vendimit të Gjykatës, dhe se deri në atë kohë, nuk do të kenë kushtet për plotësim kontrate.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë, për gati një muaj kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar kundër projektligjit që i detyron të punojnë 5 vite në vendin tonë, dhe më pas të tërheqin diplomën.

Share This Article