Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 160,000 anëtarëve të Partisë Konservatore kanë zgjedhur që Boris Johnson të jetë kryeministri i 77 i Britanisë së Madhe.

Gara është zhvilluar mes Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.

Kryeministrja britanike, Theresa May, e cila ka dhënë dorëheqje në shenjë revolte pas mospërkrahjes së politikës së saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian, sot do të drejtojë mbledhjen e fundit të kabinetit britanik.

Fushata për të fituar pozitën e liderit të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe të kryeministrit është dominuar nga diskutimet për Brexit.

Johnson kërkon që patjetër të largojë Britaninë nga BE-ja deri më 31 tetor, duke përfshirë mundësinë e largimit pa marrëveshje.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 31 tetor të këtij viti, mirëpo fillimisht parlamenti në Mbretërinë e Bashkuar duhet të miratojë kushtet e largimit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Share This Article