May edhe sot kryeministre, Johnson nesër te Mbretëresha

albnews
By
1 Min Read

Dita e sotme është edhe e fundit për kryeministren Theresa May, e cila do të pasohet nga ish-ministri i Jashtëm Boris Johnson nesër, raporton BBC.

Theresa May do të niset nesër në Pallatin e Backingham për të dhënë dorëheqje para Mbretëreshës Elizabeth II dhe një orë pas saj, do të vijë Boris Johnson, i cili do të marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit të ri, transmetojnë mediat britanike.

Share This Article