Borrell: BE e papërgatitur për pandemi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian është i detyruar t’i menaxhojë njëra pas tjetrës krizat e shkaktuara nga përhapja e koronavirusit të ri, sepse nuk është përgatitur të përballet me pandemitë, tha sot kreu i diplomacisë së tij, Josep Borrell.

“Ne po jetojmë në një moment kritik për ndërtimin e Bashkimit Evropian. Tani e kuptojmë se nevojitet një kapacitet shumë më i madh përgjigjeje kolektive” tha ai.

“Nga kjo krizë duhet të dalë bindja se nëse do të ishim më të bashkuar, do të ishim më të aftë të përballonim një tronditje që nuk prek vetëm një vend, por që na prek të gjithëve ne, sepse është një problem që nuk njeh kufij”, shtoi ai.

Josep Borrell theksoi se menaxhimi i pasojave të pandemisë është përparësia dhe temat e tjera janë bërë sekondare./ATSH/

Share This Article