Brazili kërcënon me largim nga OBSH-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka kërcënuar me largim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pak javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për ndërprerjen e marrëdhënieve të SHBA-së me OBSH-në.

Brazili është vendi i tretë në botë me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi.

Duke iu bashkuar debatit për pandeminë, origjinën e saj dhe mënyrën më të mirë për t’iu përgjigjur, Bolsonaro ka kritikuar OBSH-në për pezullim të testimeve klinike të ilaçit hidroksiklorikinë për COVID-19 – vendim i kthyer këtë javë – dhe ka kërcënuar se do të ndjekë hapat e Trumpit duke u larguar.

“Po ju them tash, SHBA-ja e ka lënë OBSH-në, dhe ne jemi duke e menduar këtë, në të ardhmen. Ose OBSH-ja do të punojë pa paragjykime ideologjike, ose do të largohemi, po ashtu”, ka thënë lideri i së djathtës në një konferencë për media.

Bolsonaro, i quajtur “Trumpi Tropikal”, ka ndjekur hapat e presidentit amerikan në betejën me koronavirusin, duke ulur fillimisht pritshmëritë për rreziqet, e më pas duke kritikuar masat për izolim.

Share This Article