UK
Britani/ 18-vjeçari Arion Kurtaj që hakoi lojën GTA, dënohet me qëndrim të përjetshëm në spital
Një adoleshent, anëtar i grupit të hack-erimit Lapsus$ është dënuar përjetë të enjten. Dënimin, 18-vjeçari, Arion Kurtaj e mori teksa ndodhej në spitalin e burgut.
Ai akuzohej për hackerimin e Uber, kompanisë Revolut dhe për shantazhimin e krijuesve të video-lojës “Grand Theft Auto”, të cilëve u shkaktoi mbi 6 milionë euro dëm.
18-vjeçari Kurtaj, i cili nga emri dhe mbiemri duket se mund të jetë shqiptar, por për kombësinë e tij nuk ka të dhëna, nisi një sërë krimesh kibernetike i vetëm në shtator të 2022 teksa përballej me akuza për krime të tjera.
Ai shënjestroi Revolut, një kompani globale neobanke dhe teknologjie financiare, duke fituar akses në informacione për rreth 5000 klientë të tyre dhe më pas të njëjtën gjë bëri me Uber, duke i shkaktuar kompanisë rreth 3 milionë dollarë dëme.
Kurtaj më pas hack-oi Rockstar Games dhe kërcënoi që të publikonte kodet e sigurisë për “Grand Theft Auto 6”.
Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ndaj tij, jurisë iu vunë në dispozicion disa klipe të “Grand Theft Auto”, të pa publikuara ende zyrtarisht që Kurtaj i kishte hack-eruar dhe më pas i kishte ngarkuar në një forum lojërash në rrjet.
Adoleshenti i cili është autik, është vlerësuar nga një ekip psikiatrësh të cilët dolën në përfundimin se Kurtaj nuk është i aftë për të gjykuar. Kështu, ai do të qëndrojë përjetë në një klinikë psikiatrike.
UK
Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022
Një total prej 41,472 emigrantësh kaluan Kanalin me varka të vogla në vitin 2025 – pothuajse 5,000 më shumë se një vit më parë.
Shifrat e Ministrisë së Brendshme treguan një rritje prej 13% në totalin prej 36,566 në vitin 2024.
Ishte numri më i lartë që nga viti 2022, kur kaluan kufirin gati 46,000 migrantë.
Qeveria thotë se ka larguar tashmë 50,000 njerëz që ishin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe po punon më ngushtë me qeverinë franceze.
Pati 28 ditë pa asnjë kalim nga 15 nëntori deri më 12 dhjetor, të cilat disa vëzhgues ia atribuan erërave të forta në Kanal.
Shifrat nga Ministria e Brendshme treguan se 737 persona mbërritën më 13 dhjetor dhe më shumë se 600 të tjerë në katër ditët në vijim.
Një total prej 803 personash mbërritën në 13 anije më 21 dhjetor, një rekord për një ditë të vetme në dhjetor.
Mbërritjet e fundit të vitit 2025 ishin më 22 dhjetor, kur 17 persona u sollën në breg në Dover.

Në nëntor, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood njoftoi reforma të mëdha për procesin e azilit, duke e përshkruar sistemin aktual si “jashtë kontrollit dhe të padrejtë”.
Ndryshimet përfshijnë viza për jashtë shtetit që kërkojnë kualifikime më të larta, emigrantët do të duhet të presin më gjatë për t’u lejuar qëndrimi, studentët e huaj do të lejohen të qëndrojnë vetëm për 18 muaj pas diplomimit dhe disa emigrantë përballen me një pritje 20-vjeçare përpara se të lejohen të vendosen përgjithmonë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Numri i kalimeve me varka të vogla është i turpshëm dhe populli britanik meriton më mirë.”
“Kjo qeveri po ndërmerr veprime. Ne kemi larguar pothuajse 50,000 njerëz që ishin këtu ilegalisht dhe marrëveshja jonë historike me francezët do të thotë që ata që mbërrijnë me anije të vogla tani po kthehen mbrapsht.”
UK
Faqet e para të gazetave në UK
‘Horror on the dancefloor’ dhe ‘Traitors twist’; janë titujt e shumë gazetave në Uk










UK
Faqet e para te gazetave në UK
‘Viti i provave’ për Kryeministrin dhe ‘lufta’ me gjyqtarët për Shamima Begum;








-
Albania2 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania6 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK2 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK6 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK3 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
