Britani, “EasyJet” mbyll tri qendra aeroportuale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Linja ajrore me kosto të ulët “EasyJet” njoftoi sot se ka vendosur të mbyllë tri nga 11 qendrat e saj aeroportuale në Britaninë e Mmadhe, për shkak të ndikimit të paparë të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Na është dashur të marrim një vendim shumë të vështirë për të mbyllur tri baza në BM, si rezultat i ndikimit të pashembullt të pandemisë dhe kufizimeve të udhëtimit të ndërlikuara nga masat e karantinës në BM”, tha Johan Lundgren, drejtori ekzekutiv i “EasyJet”.

“Qendrat në Stansted dhe Southend, të dyja pranë Londrës, në Anglinë juglindore, si edhe ajo në Newcastle, në verilindje, do të ndalojnë së funksionuari nga 31 gushti”, sqaroi kompania.

Kompania ajrore theksoi se ka përfunduar këshillimet me sindikatën “Unite”, e cila përfaqëson shumë nga ekuipazhi i kabinës, pas një paralajmërimi të mëparshëm për reduktimin deri në 4 500 të 15 000 punonjësve të saj.

Share This Article