Uashingtoni zgjeron sanksionet kundër Huawei-t

albnews
By
1 Min Read

Uashingtoni forcoi sërish tonin kundër gjigantit kinez të teknologjisë, “Huawei”, duke zgjeruar sanksionet ekzistuese në degët e tij ndërkombëtare.

“SHBA ka ndaluar 38 filialë ndërkombëtarë të “Huawei”-t, në mënyrë që të kufizojë qasjen e tyre në teknologjitë amerikane”, tha Departamenti amerikan i Tregtisë në një deklaratë.

Uashingtoni kërkon të parandalojë dominimin e “Huawei”-t dhe furnizuesve të tjerë kinezë në tregun e ri të teknologjisë dhe në rrjetin 5G.

“Huawei” akuzohet se ka përdorur filialet e tij ndërkombëtare për të anashkaluar sanksionet, të vendosura për shkak të sigurisë kombëtare, në funksion të lidhjeve të supozuara të kompanisë me qeverinë kineze, të cilat “Huawei” i mohon.

Share This Article