Gjykata e Lartë britanike rrëzoi një dënim të shkallës së parë të lëshuar janarin e kaluar, që mohonte ekstradimin e Julian Assange nga Britania e Madhe drejt SHBA.
Ankesa e ekipit ligjor amerikan u pranua mbi rrezikun e supozuar për vetëvrasje të Asange në burgjet amerikane.
Gjyqtarët britanikë kanë pranuar garancitë për trajtimin në burg të Assange, pasi ai të ekstradohet në SHBA, bërë nga autoritetet për të shmangur një vetëvrasje.
Ky përfundim është i mjaftueshëm sipas mbrojtjes për të përcaktuar ankesën në favor të SHBA-së.
Assange pritet të paraqesë një ankim kundër vendimit.
Ndërkohë janë regjistruar protesta mes shumë mbështetësve të WikiLeaks që gjenden përballë Gjykatës Mbretërore të Drejtësisë, në kryeqytetin britanik.

