Britani/ Humb jetën infermierja dhe dy fëmijët e saj të mitur, zbardhen detaje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Northamptonshire të Anglisë ku është ka humbur jetën infermierja 35 vjeçare, Anju Asok dhe dy fëmijët e saj Jeeva Saju 6 vjeç dhe Janvi Saju 4 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme ku mamaja dhe dy vajzat e saj u gjetën të pajeta pranë një blloku apartamentesh.

Policia ka arrestuar një 52 vjeçar si të dyshuarin kryesor për vrasjen e ndodhur. Ndërkohë sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat e huaja, se mësohet se infermierja u gjet e vdekur në vendin ku ishte sulmuar, ndërsa dy fëmijët e saj ndërruan jetë pasi mbërritën në spital.

Ende nuk ka asnjë informacion mbi shkakun që ka çuar në kryerjen e krimit të rëndë. Policia britanike thekson se 52 vjeçari i arrestuar, është personi i vetëm i vënë nën hetim për ngjarjen kriminale.

Share This Article