Britani, në një stacion autobusi gjenden dokumente sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më 22 qershor një person në qytetin Kent pas një stacioni autobusi ka gjetur dokumente që përmbajnë rreth 50 faqe me informacione sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes

Në një stacion autobusi në Britani të Madhe u gjetën dokumente sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes që përmbanin informacione të detajuara për ushtrinë britanike dhe praninë e mundshme ushtarake britanike në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, më 22 qershor një person në qytetin Kent pas një stacioni autobusi ka gjetur dokumente që përmbajnë rreth 50 faqe me informacione sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky person i cili nuk deshi të zbulojë emrin e tij, i është drejtuar BBC-së kur ka kuptuar ndjeshmërinë e përmbajtjes.

Në dokumentet në fjalë që përbëhen nga prezantime PowerPoint dhe të postës elektronike, krahas informacioneve sekrete lidhur me ushtrinë dhe anijen luftarake britanike HMS Defender, përmbajnë edhe detaje lidhur me praninë e mundshme ushtarake të Britanisë në Afganistan pas përfundimit të operacioni të NATO-s nën udhëheqjen e SHBA-së.

Në dokumente përfshihen dokumente sekrete lidhur me hapjen e zjarrit ndaj anijes luftarake britanike HMS Defender nga avionët rusë më 23 qershor me arsyen e shkeljes kufitare në Detin e Zi si dhe në lidhje me krizën diplomatike të përjetuar mes dy vendeve.

Pasi një punonjës ka humbur dokumentet e ndjeshme, Ministria e Mbrojtjes tha se “Nuk është e përshtatshme të bëhet më shumë koment”.

Ndërkohë, deputetët e Partisë së Punës në opozitë e kanë cilësuar “të turpshme dhe alarmante për ministrat” gjetjen e informacioneve të ndjeshme në aspektin e sigurisë kombëtare në një stacion autobusi.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi fillimin e një hetimi për hulumtimin e çështjes.

Share This Article