Në vitin 2016 hulumtuesit pretendonin se Alaska para 65-70 milionë vitesh ka shërbyer si një “autostradë” për dinozaurët mes Amerikës së Veriut dhe Azisë
Prova të reja të ekzistencës së dinozaurëve miliona vite më parë u zbuluan në shtetin Alaska të SHBA-së.
Hulumtues nga Universiteti i Alaska-s, kanë zbuluar gjetje të 7 këlyshëve të dinozaurëve të para rreth 70 milionë viteve në veri të Alaska-s.
Pat Druckenmiller, nga ekipi hulumtues, tha se gjetjet janë prova të para foleve të dinozaurëve në Veri.
Ai tha se fosilet e këlyshëve të dinozaurit janë gjetur në një gjendje të sapo dalë nga vezët.
Mendohet se dinozaurët kanë jetuar rreth një vit në Alaska.
Në vitin 2016 hulumtuesit pretendonin se Alaska para 65-70 milionë vitesh ka shërbyer si një “autostradë” për dinozaurët mes Amerikës së Veriut dhe Azisë.
Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Current Biology”.