Britania e Madhe drejt një izolimi të ri kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë sërish në zbatim një izolim të ri kombëtar. Raportimi vjen nga mediat britanike, që shkruajnë se qeveria mund të përdorë këtë masë për t’iu kundërpërgjigjur opozitës laburiste që e akuzon se pandemia koronavirus i ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas Daily Mail, Task Forca për Covid-19, që shqyrton rregullat dhe kufizimet, do të takohet sot për të vendosur masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit

Ndërkohë, infeksioni nuk po përhapet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Versioni i ri i Covid-19, i quajtur si versioni britanik, është verifikuar tashmë në të paktën 37 vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të raportuara nga CNN.

Share This Article