Britania e Madhe pritet të hapë kufijtë për të lejuar udhëtarët nga SHBA dhe BE, të cilët janë të vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, të hyjnë pa pasur nevojë për karantinë.
Planet, të cilat do të rrisnin sektorët e aviacionit dhe turizmit, pritet të diskutohen sot nga ministrant përkatës, raportoi ”The Guardian” dhe ”The Times”.
”Guardian” shtoi se bisedime priten gjithashtu midis zyrtarëve të qeverisë dhe administratave të decentralizuara nëse ndryshimi do të zbatohet vetëm në Britaninë e Madhe ose të katër kombet e saj.
”Ndryshimet janë planifikuar për javën e ardhshme, ndërsa vendet jashtë BE dhe SHBA mund të lejohen të udhëtojnë pa karantinë në një datë të mëvonshme”, shtoi ”Times”.
Kjo vjen pasi kompanitë e aviacionit thanë se një studim tregoi se Britania e Madhe mund të përjashtojë nga vetizolimi vizitorët e vaksinuar plotësisht të SHBA dhe BE.
Aeroporti Heathrow, kompanitë ”British Airways” dhe ”Virgin Atlantic” thanë se programi i tyre pilot 10-ditor ka treguar se statusi i vaksinimit të udhëtarëve mund të monitorohet në mënyrë efikase dhe të saktë larg kufirit.
Që nga 19 korriku, njerëzve që mbërrijnë në BM nga vendet e listës së vendeve të preferuarve, siç janë SHBA, u është dashur të marrin të dyja doza të një vaksine në Britaninë e Madhe për të shmangur kërkesën për t’u izoluar për 10 ditë.