Britania kërkon nga Irani të kthehet në bisedimet bërthamore në Vjenë

 2,315 total views,  1 views today

“I bëra thirrje Iranit të lirojë të gjithë shtetasit britanikë të arrestuar në mënyrë arbitrare dhe të kthehet në bisedimet e JCPOA-së (Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit)”, shkroi Raab në rrjetet sociale

Mbretëria e Bashkuar i ka bërë thirrje Iranit të kthehet në bisedimet bërthamore në Vjenë.

Kjo erdhi gjatë një telefonate midis sekretarit të jashtëm britanik, Dominic Raab dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.

“Sot realizova thirrjen time të parë me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Amir-Abdollahian. Ne diskutuam interesin tonë të përbashkët për një Afganistan të qëndrueshëm. I bëra thirrje Iranit të lirojë të gjithë shtetasit britanikë të arrestuar në mënyrë arbitrare dhe të kthehet në bisedimet e JCPOA-së (Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit)”, shkroi Raab në rrjetet sociale.

Delegacione e përbëra nga nënshkruesit e JCPOA-së, përkatësisht të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Rusisë dhe Kinës, në muajin prill filluan përpjekjet për të kthyer në marrëveshje Teheranin dhe Ëashingtonin, të cilët braktisën marrëveshjen në vitin 2018. Pas fitores në zgjedhjet e 18 qershorit të presidentit iranian, Ebrahim Raeisi, këto negociata në Vjenë u pezulluan.

Në bisedime, Irani kërkon që të hiqen të gjitha sanksionet perëndimore, ndërsa bashkëbiseduesit e tjerë kërkojnë të rivendosin kontrollet mbi programin bërthamor iranian.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •