Britania lejon vaksinat për BE-në pas përfundimit të programit të saj kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania e Madhe mund të ndihmojë vendet e Bashkimit Europian në furnizimin me vaksinat antiCovid-19, por vetëm nëse kjo nuk ndërhyn në udhërrëfyesin e qeverisë për të imunizuar popullsinë e mbretërisë, deklaroi ministrja e  Tregtisë Ndërkombëtare, Liz Truss, siç raportohet nga ”The Guardian”.

Dje, nënsekretari i ngarkuar me vaksinat, Nadhim Zahawi, tha se ”Britania e Madhe po bën gjithçka për të ndihmuar Bashkimin Eueropian me furnizimet e vaksinave dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Edhe Truss e përsëriti këtë koncept, por la të kuptohet se çdo dërgesë në Bashkimin Europian mund të mos ndodhë përpara se Britania e Madhe të ketë ofruar dozat e saj për të gjithë të rriturit në vend.

Më parë Downing Street kishte treguar se ndihma për vendet e BE do të ishte e mundur pas përfundimit të fazës së parë të programit britanik të vaksinimit./ATSH/

Share This Article