ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League 11 hours ago
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës 11 hours ago
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese 11 hours ago
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie 12 hours ago
“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë” 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Britania: Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve ukrainase

albnews by albnews
27 September, 2022
in Bota, UK
0
Britania: Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve ukrainase
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të ngjarë që të njoftojë për bashkimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës me Federatën Ruse gjatë adresimit të tij në Parlament më 30 shtator, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.

Aktualisht, në katër territoret pjesërisht të okupuara nga Rusia, po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë.

RelatedPosts

“Të jap 250 milionë $ nëse garon për një mandat të tretë”

Helmoi 30 pacientë e vrau 12 prej tyre, dënohet me burg përjetë anestezisti francez

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

“Liderët e Rusisë shpresojnë që çdo njoftim për bashkim do të shihet si justifikim për ‘operacionin e posaçëm ushtarak’ dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për luftën”, tha inteligjenca britanike përmes një postimi në Twitter.

Nga 23 shtatori deri më 27 shtator, në rajonet ukrainase të Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbahen të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë.

Kievi dhe Perëndimi i kanë cilësuar votimet si “të rreme” dhe kanë thënë se mbajtja e tyre është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke paralajmëruar se nuk do të njohin rezultatet.

Po ashtu, ka pretendime nga disa zyrtarë lokalë se votuesit po kërcënohen dhe frikësohen.

Liderët e instaluar nga Rusia në këto rajone ku po mbahen të ashtuquajturat referendume, kanë thënë se rezultatet preliminare do të publikohen mbrëmjen e 27 shtatorit apo në ditët në vijim.

Pas kësaj, pritet që ligjvënësit rusë të miratojnë bashkimin e rajoneve me Rusinë dhe Putin të nënshkruajë vendimin.

Rusia më 2014 kishte mbajtur një referendum në Gadishullin ukrainas të Krimesë, përmes së cilit aneksoi paligjshëm këtë gadishull.

Për mbajtjen e referendumeve të rreme u njoftua, teksa Rusia po pëson humbje në fushëbetejën në Ukrainë. Më 21 shtator, Rusia po ashtu ka shpallur një mobilizim të pjesshëm dhe mëton që të thërrasë në luftë 300.000 rezervistë. Ky vendim ka nxitur protesta në mbarë Rusinë dhe eksod të burrave, të cilët po tentojnë të shmangin shërbimin në luftë.

Tags: lajme britanilajme rusilajme ukraine
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

Tronditet Barcelona, çështja “Negreira” i rrezikon përjashtimin nga Champions League

18 December, 2025
SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

18 December, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 December, 2025
2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

2 vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, do të qëndrojnë në arrest shtëpie

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result